Gazeta “Bota sot” shpall konkurs për gazetarë

Lajme

Gazeta “Bota sot” shpall konkurs për gazetarë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:11
Ilustrim

Gazeta “Bota sot” shpall konkurs për pozitat:

1 gazetar/e për politikë

1 gazetar/e për kronikë

1 gazetar/e për showbiz

1 gazetar/e për sport

Kushtet:

1. Kërkohet diplomë universitare në gazetari.

2. Kandidatët duhet të kenë përvojë profesionale në gazetari, preferohet së paku tre vjet.

3. Të jenë të dëshmuar në shkathtësi për shkrimin e lajmeve, mbledhje të informacionit, hulumtim, me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe nivel të lartë.

4. Kandidatët duhet të jenë të aftë të përballojnë mjaftueshëm presionin e punës në gazetari. Kandidatët duhet të jenë kreativ dhe njohës të politikës apo të fushave përkatëse (sipas kërkesave në konkurs) dhe rrethanave në Kosovë dhe atyre shqiptare përgjithësisht.

5. Preferohet njohja e gjuhëve të huaja, me përparësi anglisht apo gjermanisht.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në bashkë me një letër motivuese në email-in: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur nga dita e shpalljes 28 tetor deri me 8 nëntor 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat