Hoxha Fatmir Latifaj: Misionin e pajtimeve e vazhdoj, denime kapitale për kriminelët

Lajme

Hoxha Fatmir Latifaj: Misionin e pajtimeve e vazhdoj, denime kapitale për kriminelët

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:59
Fatmir Latifaj

Hoxha i Shipolit, Fatmir Latifaj, sërish ka reaguar për vrasjet dhe misonin e tij pajtues.

Latifaj përmes një postimi të më herëshëm kishte shkruar se edhe vrasësit janë fëmijë të dikujt, duke bërë që nga qytetarë të kuptohet si tentim për zbutje të rastit të fundit në Mitrovicë.

Kjo deklaratë kishte bërë që shumë komentues të reagojnë në këtë deklaratë, duke kritikuar hoxhën nga Shipoli.

Përmes një postimi tjetër, hoxha Fatmir Latifaj, ka shkruar se misinion e tij pajtues do ta vazhdojë, ndërsa këto pajtime nuk do që të interferojnë në vendimet e gjykatave, kurse për kriminelët të ketë dënime kapitale.

Postimi i plotë:

Misioni i pajtimeve vazhdon, pajtimet nuk interferojnë (ndikojnë) në vendimet e gjyqësisë pavarsisht kushdo që janë ata.

Pa paqe nuk ka ardhmëri. Lus Allahun për qetesi, paqe, dashuri dhe denime kapitale per kriminelët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat