Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në videoklip! Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik

Lajme

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në videoklip! Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:50
Rita Ora

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit "Gunna", pjesë e albumit 'Bang'.

Lajmin për dhurimin e kostumit  e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.

"Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer "Queens Arms" në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një 'Bang'", shkruan Veliaj.

Godina e "Sarajeve të Toptaneve" ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit.

Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat