Tërbohen mediat serbe/ Shkruajnë për sulmin e armatosur në Deçan: Në Gllogjan ishte Shtabi i UÇK-së dhe është afër Liqeni i Radojniqit!

Lajme

Tërbohen mediat serbe/ Shkruajnë për sulmin e armatosur në Deçan: Në Gllogjan ishte Shtabi i UÇK-së dhe është afër Liqeni i Radojniqit!

Nga: N. Sh. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Ramush Haradinaj

Mediat serbe sot shkruajnë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Kosovë, ku mbetën të vrarë tre persona në Gllogjan të Deçanit.

Kosovo-online shkruan se, Policia e Kosovës ka publikuar detaje të një vrasjeje të trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë dy studentë dhe një shofer autobusi, ndërsa sulmi raportohet se është kryer me një armë që dyshohet se është AK-47 nga një sulmues i panjohur.

Ky portal serb, shkruan se, sipas hulumtimeve të fundit në Kosovë ka 250 mijë armë ilegale.

Çdo vit në Kosovë sekuestrohen rreth 1500 armë ilegale dhe një numër shumë më i madh i posedojnë qytetarët, ndërsa numri i kërkesave për legalizim është ende i vogël.

Në periudhën e legalizimit, dy vite më parë, janë paraqitur vetëm rreth 2000 kërkesa. Mbajtja e armëve pa leje, në një numër kaq të madh, përbën kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

Gjoba për armëmbajtje pa leje është deri në 7500 euro. Ndër të tjera parashikohet edhe dënimi me burgim deri në pesë vjet.

Sipas Kodit Penal, parashikohet një dënim nga dy deri në 10 vjet burg për posedim pa leje të katër e më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekë.

Portali serb tutje shkruan se, një numër i madh armësh ilegale mbetën në duart e civilëve në zonën e Gllogjanit, pasi aty u zhvilluan disa nga luftimet më të ashpra në vitet 1998 dhe 1999.

“Në Gllogjan ishte edhe shtabi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe kampi për serbët e rrëmbyer dhe joshqiptarë të tjerë. Liqeni i Radonjiqit është gjithashtu afër, ku anëtarët e UÇK-së vranë të paktën 34 serbë dhe shqiptarë në vitin 1998”, shkruan portali serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat