Gazeta ruse “Pravda” shkruan se serbët edhe Serbia kanë Putinin pas – i gatshëm t’i ndihmojnë  

Lajme

Gazeta ruse “Pravda” shkruan se serbët edhe Serbia kanë Putinin pas – i gatshëm t’i ndihmojnë  

Nga: F.B Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Vladimir Putin

Gazeta ruse “Pravda” që rregullisht përcjell qëndrimet e Kremlinit zyrtar, thotë se Putin është plotësisht i vendosur të mbrojë serbët edhe Serbinë, nëse është e nevojshme do tu dërgojë aviacionin serbëve në Kosovë dhe Srpska, transmeton “Bota Sot”.

"Vladimir Putin njihet për zgjidhje jo të parëndësishme, prandaj pritet të shihet si do ta ndihmojw Srpska-n. Rusia ka mbajtur batalionin ajror në Bosnje në kuadër të forcave paqeruajtëse në qytetin Ugljevik. I njëjti batalion pastaj me 11 edhe 12 qershor 1999 është zhvendosur urgjent në Prishtinë duke mundësuar vendosjen e kontingjentit rus paqeruajtës në Kosovë”, ka shkruar gazetari rus Dmitrij Sudakov.

Sipas tij, vendosja e trupave ruse në Ballkan mund të jetë përgjigja e Putinit në situatën e krizës aktuale në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në thirrjet gjithnjë e më të zëshme të diplomatëve perëndimor që NATO duhet të dërgojë forca shtesë në Bosnje.

Lidhur me këto informata ka reaguar lideri i SDA Bakir Izetbegoviq, duke thënë se shpreson se “ulja ruse” nuk do të ndodhë.

“Vetëm edhe Rusia na duhet të vijë në atë mënyrë në BeH. Forcat ruse në BeH mund të vijnë vetëm në kuadër të forcave EUFOR dhe në harmoni me atë që jemi pajtuar në kryesinë e BeH. Në të kundërtën, nuk do të jetë e mjaftueshme vendosja e sanksioneve Dodikut, por duhet bërë shumë më tepër”, ka thënë Izetbegoviq.

Lideri i serbëve në Srpska, Milorad Dodik, theksoi se Izetbegoviq është ideolog i nacionalizmit myslimano-madh.

“Tregimi për BeH funksionale është vetëm pasqyrë për krijimin e shtetit mysliman në Ballkan. Logjika e tyre është se të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë, duhet të dënohen. Për këtë shkak Izetbegoviq fton ShBA që të përdor diçka më bindëse se sanksionet kundër Republika Srpska”, ka thënë Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat