Kjo lagje e Prishtinës dhe Fushë Kosova mbesin pa ujë

Lajme

Kjo lagje e Prishtinës dhe Fushë Kosova mbesin pa ujë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Lagja Kalabria në Prishtinë dhe qyteti i Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë.

E, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, kjo gjë ka ndodhur për shkak të turbulluriave të ujit, që ndodhën pas reshjeve të fundit në Kosove.

“Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri” thanë ndër tjera nga kjo kompani.

Statusi i plotë:

Prishtinë, 6 Dhjetor - Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës dhe lagjes " Kalabria" në Prishtinë.

Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.

Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri.

Faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat