Mehaj vlerëson lart kontributin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it

Lajme

Mehaj vlerëson lart kontributin e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim komandantin e ri të kontingjentit turk të KFOR-it, Kolonel Fatih Cansiz.

Në këtë takim njoftues, ministri Mehaj i uroi mirëseardhjen kolonelit Cansiz, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ashtu si edhe në të gjithë fushat tjera, do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.

“Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e trupave turke në kuadër të KFOR-it për sigurinë, stabilitetin e vendit dhe mbështetjen e qytetarëve tanë me projekte të shumta”, thuhet nw komunikatë, transmeton arbresh.info.

Nga ana e tij, kolonel Cansiz, u shpreh se detyrë dhe obligim kryesor është dhe mbetet përkrahja e Republikës së Kosovës në secilën fushë. Më tej, ai theksoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të bëhet edhe më funksional, sidomos në sferën e arsimimit dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale në procesin aktual të tranzicionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat