​Haradinaj: Majlinda Kelmendi do të mbetet përgjithmonë heroina jonë

Lajme

​Haradinaj: Majlinda Kelmendi do të mbetet përgjithmonë heroina jonë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:59
Ramush Haradinaj dhe Majlinda Kelmendi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i dha sot fund edhe zyrtarisht karrierës së saj të pasur.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Majlinda Kelmendi do të mbetet përgjithmonë heroina jonë dhe fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.

Postimi i plotë:

Ajo na solli lajme të mira e na dhuroi shumë çaste krenarie. Lartësoi e i dha ngjyra flamurit tonë. U bë inspirim, nder dhe krenari e shqiptarëve.

Ajo është çika jonë e artë. Mbretëresha e Xhudos.

Majlinda Kelmendi që sot përmbylli karrierën e saj si garuese, do të mbetet përgjithmonë heroina jonë. Fitoret e saja do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra të sportistëve shqiptarë.

Fat e suksese të mëtejshme Majlinda!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat