‘Open Balkan’/Vuçiq: S’kemi pse u kërkojmë ndjesë atyre që s’duan të bëhen pjesë

Lajme

‘Open Balkan’/Vuçiq: S’kemi pse u kërkojmë ndjesë atyre që s’duan të bëhen pjesë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 10:05
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij gjatë seancës hapëse të samitit Open Balkan që po mbahet në Tiranë e cilësoi Open Balkan një iniciativë të madhe që do t’i shërbejë të ardhmes së të rinjve të rajonit.

Qëllimi, tha Vuçiç është hapja e kufijve për njerëzit duke lehtësuar tregtinë dhe biznesin mes qytetarëve të vendeve tona.

Presidenti serb tha se ‘Open Balkan’ është një nismë gjithëpërfshirëse ku secili vend mund të bëhet pjesë, ndërsa theksoi se askush nuk ka pse kërkon ndjesë ndaj vendeve që nuk duan të bëhen pjesë e saj.

“Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe ne e kemi bërë të qartë. Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime për hiçgjë, a thua se kemi bërë një gjë të gabuar ndaj atyre që nuk janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ne nuk kemi pse i kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëhen pjesë, por do të jetë e vështirë për ata që t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se përse nuk janë pjesë e kësaj iniciative”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat