Edi Rama kujton Ibrahim Rugovën: Çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Lajme

Edi Rama kujton Ibrahim Rugovën: Çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:34
Ibrahim Rugova.

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Rama e konsideron Rugovën si njeriun e madh të Kosovës dhe udhëheqësin më atipik dhe të shquar të historisë sonë.

Postimi i plotë

Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat