Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pas sulmit që bëri ndaj zyrtarit policor ditën e protestës për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Arrestimi i Molliqajt ngjalli shumë reagime në Kosovë, pasi u arrestua pak para se të fillonte emisioni televiziv ku ishte i ftuar si mysafir.
Për këtë çështje ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se arerstimi i Molliqajt është i vonuar dhe ishte shumë i butë.
Sipas tij, arrestimi i tij ishte një skenar i përgatitur si në filma latin.
Me këtë ai thotë se, komandantët e policisë janë akoma lodra të SHIK-ut, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ilmi Reçicës.
Ndërsa, për shuplakën që Molliqaj ia dha zyrtarit policor, Miftari thekson se qëllimi i saj ishte të nxitë konflikt masiv në publik.
Reagimi i Naim Miftarit:
Komandantët e policisë, në fakt akoma lodra të SHIK-ut, të Thaçit, Veselit, Reçicës...
Arrestimi i lodrës apo kukullës politike të opozitës të Kosovës Dardan Molliqajt është shumë i vanuar dhe është arrestim tepër i butë, i inskenuar si një skenar i ngjashëm me një serial latin, dhuna publike ndaj policit të shtetit, atë dhun pa kurrfarë arsye pos qëllimit me nxitë konflikt masiv në publik, shteti duhet ma seriozisht të reagonte dhe krejt ndryshe do të duhej trajtuar këtë rast!
Goditja shpullë e policit të shtetit në pubik është hajgare, ose demokraci sipas mercenarëve mediatik të vetquajtur analista, kurse arrestimi sipas meje, është arrestim tepër i butë, arrestim si me qenë skenar nga serialet latine, qenka kinse diktaturë ose hakmarrje e shtetit?
Piihhh nanën e palaqov mediatik që s’jeni kurgju tjetër, pos zëdhënësat e krimit të organizuar dhe politikanëve e oligarkëve të korruptuar të tyre!