Vuçiq: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë, me ambasadorin amerikan s’do të jetë lehtë

Lajme

Vuçiq: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë, me ambasadorin amerikan s’do të jetë lehtë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka folur ndër tjerash për takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë.

Vuçiq tha se është i gatshëm të flasë me Kurtin, ndërsa në lidhje me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Beograd, presidenti serb theksoi se me ta ka pasur një bisedë e vështirë, por se nuk mund të flasë për detaje.

Vuçiq e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd.

“Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat