Kusari-Lila kërkon rritjen e sigurisë së fëmijëve pas vrasjes së 14-vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”

Lajme

Kusari-Lila kërkon rritjen e sigurisë së fëmijëve pas vrasjes së 14-vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:51
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka bërë thirrje tek organet e rendit për rritjen e sigurisë së fëmijëve.

Kjo pas vrasjes së një 14-vjeçari në afërsi të shkollës “Hilmi Rakovica”, në Prishtinë.

“Puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duhet të rritet nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet. Është përgjegjësi e të gjithë neve, krijimi i ambientit të qetë dhe të sigurt për fëmijët në shkolla dhe rreth tyre”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

E trishtuar dhe e mërzitur tej mase nga vrasja e 14 vjeçarit sot në Prishtinë derisa po shkonte në shkollë.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që dërguan në këtë akt barbar, por asgjë nuk e arsyeton humbjen e jetës së fëmiut të cilit iu këput jeta në fillimet e saj.

Puna intenzive për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve duhet të rritet nga organet e rendit, institucionet arsimore, drejtoritë komunale të arsimit, institucionet tjera dhe familjet. Është përgjegjësi e të gjithë neve, krijimi i ambientit të qetë dhe të sigurt për fëmijët në shkolla dhe rreth tyre.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, shokët dhe shkollën!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat