U sulmua fizikisht nga bashkëshorti, një femër në Rahovec përdorë sasi të tepruar të medikamenteve

Lajme

U sulmua fizikisht nga bashkëshorti, një femër në Rahovec përdorë sasi të tepruar të medikamenteve

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Rahovec kishte përdorur sasi të tepruar të medikamenteve, pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur më 2 mars.

“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta kishte përdorur sasi të tepruara të medikamenteve si shkasë i një mosmarrëveshje verbale që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat