Shërbimet serbe deshën ta vrasin Dick Martyn, reagon BIA serbe

Lajme

Shërbimet serbe deshën ta vrasin Dick Martyn, reagon BIA serbe

Më: 11 prill 2022 Në ora: 11:17
Dick Marty

Agjencia e Inteligjencës së Serbisë (BIA) i ka dërguar sot një letër Shërbimit Federal të Inteligjencës Zvicerane (FIS), në të cilën mohon përfshirjen e BIA-s në planifikimin e vrasjes së Dick Martyt, ish-kryeprokurorit të Zvicrës dhe autorit të një raporti mbi krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në letër, siç raporton Danas, BIA mohon ashpër “akuzat e qëllimshme për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e vrasjes së kujtdo”.

BIA reagoi ndaj kërcënimeve me vdekje ndaj ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, i cili hetoi krimet e pretenduara të UÇK-së, i cili tha se kërcënimet ndaj tij vinin nga “qarqe të caktuara të shërbimeve inteligjente serbe”.

“Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës ekskluzivisht në përputhje me ligjin. BIA do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në letrën e BIA-s, të cilën e ka publikuar Tanjug.

Marty, jeton me mbrojtjen policore për një kohë të gjatë, sepse jeta e tij është e rrezikuar nga elementët radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe, raporton Radio Televizioni Zviceran.

Marty-t, i cili është ish-prokuror nga kantoni i Ticino-s, i është dhënë mbrojtje policore që nga dhjetori i vitit 2020, raporton “Radio Television Suisse”.

“Kërcënimi ka ardhur nga qarqet e caktuara të shërbimeve inteligjente serbe, gjegjësisht, nga  vrasësit profesionist, që donin të më likuidonin, dhe pastaj për këtë të fajësohen kosovarët”, ka deklaruar Dick Marty.

Ai ka shtuar se ekzistojnë veteranë që janë të specializuar për vrasje me porosi dhe se vrasja e dikujt në këtë mënyrë nuk është veçanërisht e shtrenjtë.

Televizioni shtetëror zviceran në frëngjisht raporton se ka pasur qasje në një dokument ku thuhet se vrasja e Marty-t iu besua qytetarëve serbë, të cilët për një kohë të gjatë kryejnë detyra të tilla për shërbimet e inteligjencës serbe, të cilët janë trajnuar si profesionistë absolut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat