Përparim Rama “arreston” qenin që sulmoi mjekët në QKUK

Lajme

Përparim Rama “arreston” qenin që sulmoi mjekët në QKUK

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:34
Përparim Rama

Komuna e Prishtinës e ka ndaluar qenin i cili dyshohet se sulmoi dy mjekë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) gjatë kësaj jave.

Përparim Rama, ka bërë të ditur se qeni “është kapur” dhe është ndaluar.

Kreu i Komunës së Prishtinës njoftoi se qeni nuk ishte i trajtuar me procedurat e nevojshme.

“Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama në konferencë për shtyp të premten.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së dje, dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së. Ata kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, pa ndonjë pasojë më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat