Graçanicë: Detaje nga ngjarja ku polici vrau vëllain

Lajme

Graçanicë: Detaje nga ngjarja ku polici vrau vëllain

Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vrarë në Gushtericë të Ultë të Graçanicës.

M.Sh., rreth 60 vjeç dyshohet se privoi nga jeta, T.Sh., rreth 65 vjeç, që të dy nga i njëjti fshat.

Familjarët e tyre pak orë pas këtij rasti nuk deshën të flasin para kamerave. Megjithatë, prapa saj njëri prej fqinjëve dha detaje.

Ai deklaroi se dy të përfshirët në këtë ngjarje janë vëllezër mes veti, dhe sipas tij, dorasi punonte edhe si zyrtar policor.

Se një polic u përfshi në këtë vrasje, e konfirmuan edhe në polici.

“Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

Megjithatë as policia e as prokuroria, nuk dhanë arsyet e motivin që quan deri te ky krim.

Edhe pse jo zyrtarisht,  media mëson se ato ishin pronësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat