Apel Urgjent: Besim Matoshi nga Hajvalia në gjendje të rëndë, ka nevojë për ndihmë – operimi i kushton 35 mijë euro!

Lajme

Apel Urgjent: Besim Matoshi nga Hajvalia në gjendje të rëndë, ka nevojë për ndihmë – operimi i kushton 35 mijë euro!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 20:13
Besim Matoshi

Besim Matoshi nga Hajvalia, baba i dy fëmijëve, është sëmurë dhe në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët në Kosovë e kanë adresuar për shërim jashtë vendit.

Aktualisht, Besimi është në Maqedoni, në spitalin “Filipi II”. Ai ka probleme me Valvulën e Zemrës, të cilën duhet urgjentisht ta operoj aty.

Nata në spitalin “Filipi II” po u kushton familjen 800 euro, ndërkaq, operimi për ti shpëtuar jetën, po u kushton 35 mijë euro.

Prandaj, të sfiduar nga kjo situatë e rëndë shëndetësore e birit, bashkëshortit dhe prindit, familja është detyruar që të kërkojë ndihmën e banorëve të Hajvalisë dhe të gjithë bamirësve.

Të gjithë ju që keni mundësi të ndihmoni, kontaktojeni familjen e Besimit në numrin e poshtëshënuar.

TEL/Viber: +38345611254
Nr i xhirollogarisë në TEB Banka: 2020000186564734 (Sofije Matoshi – Nëna)
WesterUnion: Kontaktojeni familjen për kontakt në telefonin më sipër.
Lokacioni i shtëpisë: Përballë lokalit “Fini-F”
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat