Vizitoi ish-presidentin Thaçi në Hagë, deklarohet kryeminsitri Edi Rama

Lajme

Vizitoi ish-presidentin Thaçi në Hagë, deklarohet kryeminsitri Edi Rama

Nga: A.SH Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:44
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka vizituar ish-presidentin e Kosovës I cili aktualisht gjendet ne Hagë.

Rama është deklaruar pas takimit, duke thënë se “ishte një çmallje, e nevojshme”.

”Presidentin Thaçi e gjeta në topformë, i bindur mbase edhe më shumë sesa e kam takuar përpara se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UÇK-së dhe të udhëheqësve të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat