A ishte rrezikshmëria aq e lartë? Truproja e Gjukanoviqit po barte çantë me anti-plumb gjatë vizitës në Prishtinë

Lajme

A ishte rrezikshmëria aq e lartë? Truproja e Gjukanoviqit po barte çantë me anti-plumb gjatë vizitës në Prishtinë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:00
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malazeze, por edhe asaj vendore.

Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë.

Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mburoja njerëzore barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazez.

Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat