16-vjeçarja nga Kllokoti lind fëmijë, nëna thotë se është i 20-vjeçarit që e detyroi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë

Lajme

16-vjeçarja nga Kllokoti lind fëmijë, nëna thotë se është i 20-vjeçarit që e detyroi të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, ku një 16-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe ka mbetur shtatzënë para shumë muajsh, me ç’rast ka sjellur në jetë një fëmijë.

Burimet brenda Spitalit të Gjilanit, ku e mitura është dërguar për të lindur, kanë bërë të ditur se Policia është njoftuar sot për rastin dhe kanë marrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.

Si ndodhi rasti dhe kush dyshohet se e dhunoi të miturën?

Sipas të njëjtave burime, vajza ka lindur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që Policia ka marrë në pyetje nënën e saj, në mënyrë që të zbardhen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje e trishtë.

Burimet nga spitali thonë se sipas nënës, foshnja që e ka lindur vajza e saj është jashtëmartesor dhe babai i fëmijës është një 20-vjeçar me prejardhje nga Shqipëria, por që jeton dhe punon në fshatin Mogillë.

Kjo deklaratë e nënës ka bërë që Policia të vihet menjëherë në lëvizje dhe të shoqërojë të dyshuarin në stacion policor, për t’u përballur me denoncimin ndaj tij. Aty, siç mëson Sinjali, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), e ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur dhe se fëmija që ka lindur ajo, nuk është i tij.

Pas marrjes së deklaratave nga personat e përfshirë në rast, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe më pas të merren veprime hetimore për mbledhjen e informacioneve që provojnë përfshirjen e të dyshuarit në rast.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat