Kërcënimi i ri amerikan për Serbinë, nuk ka vend për dy karrige

Lajme

Kërcënimi i ri amerikan për Serbinë, nuk ka vend për dy karrige

Më: 24 maj 2022 Në ora: 10:28
Aleksander Vuçiq

Pa marrë parasysh presioneve që Serbia të përcaktohet me cilën binarë do të shkojë, kah lindja apo perëndimi, ajo do të mbetet në rrugën e vet, në interesin më të mirë të vendit tonë, shkruan në një koment portali serb B92.

Kjo politikë ekuilibri do të jetë shtylla kurrizore e qeverisë së re serbe, formimi i së cilës do të pasojë në muajt në vijim, edhe pse sidomos nga qendrat perëndimore  vijnë shantazhe të fshehta por edhe të hapura se investimet tona dhe qasja në para dhe fondet evropiane janë rrezikuar, por edhe janë duke u përgatitur sulme ndaj Kosovës dhe Republikës Serbe, nëse nuk ia kthejmë shpinën Moskës, vazhdon komenti

Në një sërë “të drejtuesve  dhe komanduesve” të ndryshëm të diplomacisë sonë, por edhe të politikës së brendshme, ndër të fundit ishte edhe ambasadori amerikan Christopher Hill, i cili “na këshilloi” publikisht se nuk ka vend për balancim dhe se rruga jonë është perëndimi. Kështu, sipas shumëkujt, ai në mënyrë të rrezikshme doli nga mandati i tij diplomatik dhe ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë, gjë që është e papranueshme.

Mesazhi i tij i hapur ka mbërritur praktikisht në të njëjtën ditë me urimin e presidentit amerikan Joseph Biden për kreun e shtetit serb për mandatin e dytë të fituar në zgjedhje. Biden nuk harroi të përmendte se pritet nga Beogradi të bëjë një aleancë në mbështetje për Ukrainën dhe të dënojë luftën brutale që zgjodhi vetë Rusia, pretendohet tutje në koment.

Presidenti Vuçiq u takua me ambasadoren Hill të hënën dhe fokusi i bisedimeve ishin çështjet aktuale gjeopolitike dhe iniciativat për lidhje rajonale.

“Biseda ishte e mirë, korrekte dhe e hapur, nuk pati surpriza, unë e di se çfarë mendojnë amerikanët, ata e dinë se çfarë mendoj unë dhe kaq. Ne po shikojmë se si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Nuk është e lehtë për vendet perëndimore sot të shpjegojnë dallimin mes sulmeve ndaj Ukrainës dhe pavarësisë “ilegale” të Kosovës. Prandaj presioni do të rritet për të treguar se nuk është kështu. Sigurisht, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është presion ndaj nesh, por ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur integritetin tonë territorial. Unë jam gjithmonë i gatshëm të flas dhe të bëj kompromis, por nuk do të pranoj goditje në kokë dhe kërkesa të çmendura”, ka deklaruar Vuçiqi pas takimit me Hill.

Presidenti serb u tha gjithashtu të gjithëve në botë “të vijnë në vete”, sepse “koha e presioneve brutale mund të mos ketë kaluar plotësisht, por rezultatet e tyre kurrë nuk kanë qenë të mira”.

“Kur bëhet fjalë për Ushtrinë e Kosovës, ajo nuk duhet të ekzistojë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por ata nuk mërziten për të drejtën ndërkombëtare. Ata paraqesin kërcënim për serbët në Kosovë. Por për shtetin serb, ata nuk paraqesin asnjë kërcënim”, ka pretenduar presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat