Akademiku serb: Unë do bëja presion në Vuçiqin personalisht, ai është i dobët edhe nuk mund të qëndroj

Lajme

Akademiku serb: Unë do bëja presion në Vuçiqin personalisht, ai është i dobët edhe nuk mund të qëndroj

Nga: F. B. Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:18
Dushan Teodoroviç

Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka vlerësuar për TV N1 se “Serbia ndodhet në momentin historik ku rruga e vetme për te është përcaktimi për organizatat euro-atlantike. Po të isha në vendin e politikanëve perëndimor që bisedojnë me Beogradin, do bëja presion në Vuçiqin personalisht,sepse ai është figurë e dobët që nuk mund të qëndroj”, transmeton “Bota Sot”.

Teodoroviç përkujtoi se pas rënies së murit të Berlinit, shumica e vendeve të Evropës lindore zgjodhën rrugën e progresit, ndërsa Millodheviç me asistencë të Sheshelit zgjodhën shovinizmin dhe politikën e gjakut që solli 130 mijë të vdekur në ish-Jugosllavi.

“Lufta në Ukrainë na sjell në pikëpyetje çka bëjmë edhe ku shkojmë, sipas meje ka vetëm një rrugë integrimi euro-atlantik”, tha ai.

“Mbi 6 milion njerëz braktisën Ukrainën ndërsa 10 milion shtëpitë e tyre, sa janë të vdekur e sa të dëbuar? Duhet të kemi qëndrim moral dhe të themi se sinqerisht dënojmë agresionin ndaj një vendi të pavarur që quhet Ukrinë”, tha ai.

Ai shtoi se nëse do ishte në vendin e politikanëve perëndimor që bisedojnë me Beogradin të bëhet presion ndaj Vuçiqit sepse ai është person i dobët që nuk mund të qëndroj.

"Serbia duhet bëjë çdo gjë që të i bashkohet BE-së dhe të bëhemi pjesë e NATO-së, duhet arritur marrëveshjen me Kosovën dhe të bëhemi vend i vërtetë demokratik. Kjo do sjell dobi gjeneratave, në anën tjetër të gjitha tjerat janë gënjeshtra dhe dëshira për mbetje në pushtet”, vlerësoi Teodoroviç.

Lidhur me deklaratën e aktorit Miki Manojloviç për N1 ku Vuçiqin e krahason me presidentin francez Sharl de Gol.

"Të rinjtë nuk e dinë se për Francën Algjeria nuk ishte koloni, por në zemra si pjesë e Francës dhe de Goli në vitin 1962 lëshoi Algjerinë sepse ishte burrështetas që pa 30 vjet më larg”, tha Teodoroviç.

"Të rinjtë që sot kanë 30 vjet nuk dinë çka do thotë të kesh sanksione, 4 vite e gjysmë kemi kontrabanduar derivate, asnjë pikë furnizimi nuk ka punuar. Unë 5 vjet përmes Budapestit kam udhëtuar sepse aeroporti në Beograd nuk ka punuar, Shitoret ishin bosh, paga ime si profesor ishte 5 marka, për këto sanksione pat votuar Rusia sepse ka mbrojt interesat e veta”, tha Teodoroviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat