Aniku i vogël meriton të dëgjojë dhe flasë pas 5 viteve, kërkohet ndihma e bamirësve

Lajme

Aniku i vogël meriton të dëgjojë dhe flasë pas 5 viteve, kërkohet ndihma e bamirësve

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:59
Anik Brahimi

Anik Brahimi, 5-vjeqar nga Ferizaji, ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve në mënyrë që të mund të dëgjojë e flasë.

Aniku qysh nga lindja nuk dëgjon e as nuk flet dhe për t’iu rikthyer dëgjimi edhe të folurit duhet të kryej një operim në Turqi.

Për të arritur deri te kjo mrekulli i duhen 23 mijë euro.

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” iu drejtohet shqiptareve për ta ndihmua dhe për t’i dhënë vogëlushit ketë mundësi jetike.

Aniku se bashku me prindërit e tij do udhëtojnë për Turqi ditën e hënë, derisa të martën do ta ketë operimin e jetës.

Të gjithë bamirësit që kanë mundësi dhe dëshirojnë të ndihmojnë Anik Brahimin, këtë mund ta bëjnë te tenda e vendosur në qendër të Ferizajt si dhe përmes Western Union, Money Gram, Ria në emër të prindërve të tij.

Agim Brahimi (babai) nr. kontaktues +383 48 560 790.

Gjylesma Brahimi (nëna) +383 45 630 748.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat