Ofendoi shqiptarët/ Vjen reagimi nga “Konventa Kombëtare për BE-në” ndaj Vulinit

Lajme

Ofendoi shqiptarët/ Vjen reagimi nga “Konventa Kombëtare për BE-në” ndaj Vulinit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:30
Aleksandar Vulin

“Konventa Kombëtare për BE-në” në Serbi, një platformë e shoqërisë civile, ka dënuar përdorimin e gjuhës ofenduese të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve, të cilëve iu referohet me termin pezhorativ “shiptari”.

Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat dhe dinjitetin si të shumicës ashtu edhe të pakicave kombëtare, si dhe të promovojnë tolerancën, kulturën e dialogut dhe pajtimit, shkruan Tanjug.

Grupi i punës i Konventës Kombëtare për BE-në ka thënë se Vulin vazhdimisht fyen dinjitetin e pakicës kombëtare shqiptare dhe popullit shqiptar në tërësi.

Në deklaratë po ashtu thuhet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve serbe dhe veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulin.

Vulin shpesh shihet në publik edhe duke nderuar kriminelët e luftës. Së fundi, ai bashkë me të rinjtë e partisë së tij bënë homazhe para bustit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat