Deklarata e fortë e politikanit serb: Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit! Putini synon një konflikt të ri në Ballkan

Lajme

Deklarata e fortë e politikanit serb: Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit! Putini synon një konflikt të ri në Ballkan

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:44
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Politikani i njohur serb, Nenad Çanak ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se “Rusia synon të vrasë Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç”.

Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, deklaroi gjithashtu ser “Rusia ka për qëllin të nisë një konflikt të ri në Ballkan”.

Kjo sipas tij  pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

Çanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim  të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat