Çartet Lista Serbe, pretendon se deputeti i LVV-së “kërcënoi me vrasje” Radoiçiqin

Lajme

Çartet Lista Serbe, pretendon se deputeti i LVV-së “kërcënoi me vrasje” Radoiçiqin

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:27
Milan Radojiçiq

Lista Serbe e ka cilësuar kërcënim me vrasje një deklarim të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për Siguri, Arbër Rexhaj për nënkryetarin e LS-së dhe kriminelin e dyshuar serb, Milan Radoiçiqi.

Duke komentuar një video-mesazh të Millan Radoiçiqit të mërkurën, deputeti Rexhaj tha se Millan Radiçoiq “po don të maritirizohet, ose të arrestohet.”

Megjithatë, statusin e Rexhajt në Facebook, Lista Serbe e ka cilësuar kërcënim për vrasje.

“Këto kërcënime me vdekje, nëse do të kishte ligj dhe rend, do të duhej të hetoheshin dhe deputeti i Kurtit, Rexhaj, do të kërkonte llogari. Por meqenëse e drejta për drejtësi u është mohuar serbëve në Kosovë dhe Metohi për dekada, fatkeqësisht edhe ky kërcënim do të mbeten pa sanksionin e organeve kompetente”, thuhet në një kumtesë të Listës serbe, raporton Kosovoonline.

Ata shtruan pyetjen nëse këtë deklaratë e ka bërë vetë Rexhaj apo kryeministri Albin Kurti.

Në deklaratë theksohet se “për dallim nga ata në Prishtinë, edhe pse ka shumë vite që merret me politikë, kjo është deklarata e tij e parë video, të cilën e ka bërë pa as më të voglën qëllim për t’u ekspozuar para mediave dhe për të shfrytëzuar hapësirën mediatike, sepse ka kurrë nuk e bëri atë”.

“Deklarata e nënpresidentit Radoiçiq është e shkurtër, e qartë, e sinqertë dhe me peshë sepse ai është një njeri që e mban fjalën. Për këtë shkak ka nxitur dhe përkrahje te serbët dhe në Prishtinë tek ata që duan t’i dëbojnë serbët shkakton nevojën për ta kërcënuar me vdekje”, përfundon deklarata e Listës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat