Regjisori Sokol Plakolli vazhdon protestën para Qeverisë, kësaj radhe me gojën mbyllur me ngjitës

Lajme

Regjisori Sokol Plakolli vazhdon protestën para Qeverisë, kësaj radhe me gojën mbyllur me ngjitës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 13:32
Sokol Plakolli

Regjisori Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vazhdon protestën e tij pranë Qeverisë së Kosovës.

Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs.

Edhe sot gjatë ditës, regjisori kosovar u pa para Qeverisë, por ndryshe nga herët e tjera ku ai dhe fliste, kësaj radhe protestonte në një mënyrë tjetër.

I ulur në tokë, Plakolli kishte vendosur që në gojë të vendoste ngjitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat