E papritur/ Politikanët serbë ‘llomiten’ duke u rrahur për Kosovën

Lajme

E papritur/ Politikanët serbë ‘llomiten’ duke u rrahur për Kosovën

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 22:01
Pamje nga rrahja

Dy këshilltarë komunalë në qytetin Apatin të Serbisë, janë rrahur në mes të qytetit.

Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa qytetarët kanë mbetur të shokuar nga ky moment.

Ata u përleshën fizikisht për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa në fund një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat