Kërkohet intervenimi i NATO-s në Ukrainë njëjtë si në vitin 1999 në Kosovë: Rusia po kryen krime lufte

Lajme

Kërkohet intervenimi i NATO-s në Ukrainë njëjtë si në vitin 1999 në Kosovë: Rusia po kryen krime lufte

Nga: N. Sh. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:28
Pamje nga Ukraina

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari po kërkon intervenimin e NATO-s në Ukrainë, ashtu siç bëri në Kosovë në vitin 1999.

Miftari përmes një postimi ën facebook, thotë se, Rusia po kryen krime lufte, sikurse Serbia që bëri në Kosovë.

Këto deklarata i Miftari i bëri në rrjetin social facebook, pas vrasjes së ushtarëve ukrainas të zënë rob nga shteti rus.

Postimi i plotë:

Vrasja e burgosurve është krim lufte!

Krime lufte Ruse 2022 të urdhëruara nga diktatori Vlladimir Putini të njëjtë sa krimet serbe 1999, OKB-ja në gjumë të thellë njëjtë sikur në vitin 1999 gjatë krimeve të diktatorit Sllobodan Millosheviq kundër Shqiptarëve, NATO duhet të intervenoj në Ukrainë, herët a vonë njëjtë sikur në KOSOVË!

Vrasja masive e të qindra të burgosurve rob ushtarak të luftës ushtarëve të brigadës AZOV të Ukrainës në Olenivka, në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit të Donetsk janë krime lufte të bëra nga Rusia e Diktatorit Vlladimir Putin,sa shumë ngjajnë këto krime ekzekutime me krimet e vllaut të vogël tē Rusisë, shtetit Serb njëjt si krimin e luftës në burgun e Dubravës 1999, kur u vranë nga ushtria dhe policia kriminale Serbe, njëjtë qindra rob lufte të gjithë shqiptarë!

Naim Miftari ish epror ushtarak i UÇK - TMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat