Milivojeviç: Nuk ka gjasa që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, të gjitha tjerat janë në tavolinë

Lajme

Milivojeviç: Nuk ka gjasa që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, të gjitha tjerat janë në tavolinë

Nga: F.B. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 08:09
Milovan Drecun dhe diplomati Zoran MIlivojeviç

Në emisionin “Pulsi” në TV Kurir deputeti Milovan Drecun dhe diplomati Zoran MIlivojeviç akuzuan për përhapjen e panikut dhe parashikimin e luftës së tretë botërore në Ballkan, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Kryeministri i Kosovës Kurti është në panik se mund tëë mbetet pa kolltukun e kryeministrit dhe për të ruajtur pushtetin po përdor masa radikale ndër të cilat edhe kërcënimin me konflikt edhe luftë, por edhe parashikimin e luftës së tretë botërore në Ballkan.

Ai në vërtetë në mënyrë taktike po përhap panik me muaj të tërë se konflikti me Serbinë është i mundshëm. Kështu konsiderojnë edhe rivalët e tij politik në Kosovë, përfshirë kreun e LDK por edhe analistët edhe politikanët tjerë.

“Duhet kërkuar përgjigje si mund të funksionoj liria e lëvizjes sikur deri tash derisa Kurti nuk vendosi për ‘reciprocitet’. Nuk ka gjasa që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës, të gjitha tjerat janë në tavolinë , o përsëris, nuk ka gjasa që tregimi i Kurtit për shtetësi të kaloj. Mundet vetëm të rriten tensionet. Përgjegjësia është tek ata që tolerojnë gjithë këtë, së pari Uashingtoni e pastaj me rend. Kuinti duhet ta kontrolloj Kurtin, Prishtina financiarisht varet nga qendrat perëndimore. Mbështetja e Kurtit është presion në Serbinë” tha Milivojeviç.

Deputeti Drecun konsideron se Kurti duke ndërmarr hapa të njëanshëm dëshiron të nxis konflikte.

“Nuk është kjo çështje e reciprocitetit po aksioneve të njëanshme që merr Prishtina. Kurti bënë hapa të njëanshëm, ai është aventurier dhe do të nxis konflikte. Ai ka ardhur në pushtet me dhunë dhe e di si funksionon kjo. Bisedimet duhet të kthehen në ombrellën e OKB-së. Demokracia evropiane nuk mund të merr vendime e vetme. I gjithë Kuinti është për atë që tregimi i Kosovës ka përfunduar. Duket se ka vende si Gjermania e Britania që inkurajojnë Kurtin sepse kanë interes” tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat