Drecunit i pengon rezoluta e Shqipërisë, ja si e quan, kërkon këtë gjë nga Serbia

Lajme

Drecunit i pengon rezoluta e Shqipërisë, ja si e quan, kërkon këtë gjë nga Serbia

Nga: F.B Më: 13 gusht 2022 Në ora: 13:17
Milovan Drecun

Pas dorëzimit nga përfaqësia e përhershme e Shqipërisë në KE të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë ku hedhen poshtë si të paargumentuara konstatimet për tregti me organe në Kosovë dhe Shqipëri dhe ku kërkoht rishqyrtim të rezolutës së 2011, Milovan Drecun që ishte kryesues i Këshillit për Kosovë tha se si shtet duhet të reagohet ashpër ndaj rezolutës pasi e vërteta vritet për herë të dytë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Shqipëria përmes rezolutës së miratuar në 21 korrik e quan të rrejshëm dhe të paargumentuar konstatimet e raportit të Martit. Me këtë rast ajo ka ndarë pjesë të rezolutës ku konstatimet e raportuesit nuk janë konfirmuar pas hetimit 10 vjeçar, Drecun këtë rezolutë e ka quajtur brutale edhe johumane të bazuara në dy gënjeshtra.

“Së pari nuk ka fakte dhe kjo u konstatua edhe nga prokurori special, as ng EULEX e as nga Gjykata penale evropiane për ish-Jugosllavi, e dyta se Shqipëria e Kosova kanë bërë gjithçka për të nxjerr të vërtetën dhe drejtësinë” ka thënë Drecun.

Ai shprehu dyshime në synimin e Shqipërisë për raporte të mira me Serbinë , kur përiqet mbylljen e një plage e tjetrën e le hapur, ka thënë ai.

Qëllimi i këtillë sipas Drecun është mohimi i krimeve dhe heqja e përgjegjësisë për krerët e UÇK-së Thaçi, Veselit e tjerëve. Ai përmendi konstatimet e prokurorit special nga 2014, ku tha se rezultatte përputhen me raportin, por nuk kanë arrit në nivel për ndjekjen penale.

Ai ka shprehu dyshimet edhe për moskryerjen e hetimeve bazike deri pas vitit 2004. “Mendoj se si shtet e qeveri duhet të reagohet ashpër në rezolutën ku fshihet krimi dhe arsyetohet Shqipëria. Ata duan përmes KE të bëjnë revidimin e rezolutës dhe të vrasin të vërtetën.

Lidhur me situatën aktuale, ai tha se mund të ketë trazira dhe vërejtjet e Vuçiq janë reale, duke përsëritur fjalët e Vuçiq se nga fillimi i krizës në Ukrainë , Prishtina ka nxitur tensione dhe ka frikësuar serbët.

“Vazhdimisht punohet me njësinë speciale dhe është shtuar aktiviteti informativ për popullin dhe qëllimet e Beogradit. Po tentojnë të krijojnë destabilizimin e raporteve ndërkombëtare që mund të kërcënoj konflikt të përmasave të mëdha, për shkak aksioneve të njëanshme në kundërshtim me interesat serbe ",tha Drecun.

Ai fajësoi Kurtin se “ nuk do bisedime por njohje të ndërsjellë, që është e papranueshme. Ndërsa sa ka rrezik kriza dhe eskalimi për destabilizim serioz në veri foli edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së Stoltenbegr që ka vendos të bisedoj me Vuçiqin dhe Kurtin para takimit me Borel.

Kjo do thotë se NATO përmes informatave nga KFOR-i dhe terreni e ka kuptuar seriozisht peshën e situatës dhe ka pranuar mundësinë e një konflikti të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat