Rashiç ironizon Listën Serbe: “Kontributi i saj më i madh dërgimi i kumtesave ku përsëriten fjalët e zyrtarëve serb”

Lajme

Rashiç ironizon Listën Serbe: “Kontributi i saj më i madh dërgimi i kumtesave ku përsëriten fjalët e zyrtarëve serb”

Nga: F.B Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:36
Goran Rakiq

Deklarata e ministrit të brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla se “Veriu ishte El Dorado për kriminel” është dënuar ashpër nga Lista Serbe që është partnere më qeverinë e Kosovës. Në adresë të medieve LS ka dërguar kumtesë reagimi (“Kossev” dhe “RTV Kim”), ndërsa ish-anëtari i LS Branimir Stojanoviç dhe ish-ministri Nenad Rashiç thonë se kontributi më i madh i LS është dërgimi i kumtesave ku përsëriten deklaratat e zyrtarëve serb dhe iu ikin përballjes me gazetarë se përgjigjet mund të jenë qesharake, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe me “urdhër partiak” deklarohen me kumtesa dhe dënuan ministrin Sveçla.

Në përpjekje të mbështetjes së nënkryetarit Milan Radoiçiç, që nga Sveçla karakterizohet si kriminel por që mbështetet nga presidenti Vuçiq, dy kryetaret e komunave Graçanicë edhe Ranilugë– Ljiljana Shubariç dhe Katarina Ristiç Iliç – kanë dërguar kumtesën e njëjtë dhe pas publikimit dhe vërejtjeve nga mediet kryetarja e Ranilugut Ristip kërkoi falje dhe u arsyetua si “gabim teknik”.

U instalua praktika e përfaqësuesve serb që të ju adresohen medieve përmes kumtesave duke iu shmang kontaktit me gazetarë. Branimir Stojanoviç ish-zëvendës-kryeministër dhe ish-anëtar i LS tha se përfaqësuesit e Kosovës “aktrojnë përfaqësuesit serb”, ata i shmangen përgjigjes direkt të pyetjeve të gazetarëve “sepse mund të thonë diçka që nuk ka kuptim” dhe qesharake që mund të ju rrezikoj pozitën.

„Pse ikin këta njerëz nga gazetarët, ikin nga pyetjet sepse përgjigjet si e kemi pa mund të jenë qesharak. Praktika e shmangies nga pyetjet, është diçka që bëhet kaherë zhvillohet si metastazë, ashtu që sëmundja e stimuluar nga përfaqësuesit serb merr formë të rëndë” tha Stojanoviç.

Njëjtë mendon edhe ish-ministri dhe deputeti Nenad Rashiç që shton se nuk di qëllimin e dërgimit të kumtesave nga kryetarët e ministri Rakiç.

„Nuk dua të them asgjë për qëllimin, sepse ka humbur poenta e kësaj, ju propozoj që kur të bëjnë kumtesa të kenë ndonjë përfundim –konkluzion . Të plotësohen kumtesat, e jo të përshkruhen e përsëriten fjalët, pasi nuk di çka përfitojnë kryetarët e komunave të vogla me këto kumtesa “,tha ai për RTV Kim.

Edhe Rashiç edhe Stojanoviç konsiderojnë se dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe ministri Rakiç kanë punë ma serioze dhe probleme se mbështetja Radoiçiçit me kumtesa.

„Kjo absolutisht nuk më befason, por më shqetëson energjia që harxhohet për ruajtjen e kolltukut, e ku nuk ka popull. Në situatë të tillë populli kur kupton se ata që duhet të mbrojnë po i shmangen obligimit dhe përballjes me realitetin e dhembshëm, nuk mbetet tjetër veç zhvendosja dhe largimi mbi të gjitha i të rinjve. Sepse kur kuptoni se për ju vendosin ata që absolut nuk mendojnë për ju, atëherë duhet të kërkoni vend tjetër dhe të krijoni jetë normale“,përfundon Stojanoviç.

Nenad Rashiç me ironi përfundon se ka përshtypje se “dërgimi i kumtesave për shtyp kontributi më i madh“ i LS në periudhën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat