Ambasadori rus në Serbi: Qëndrimi i Vuçiqit për sanksionet kundër Rusisë është i qartë

Lajme

Ambasadori rus në Serbi: Qëndrimi i Vuçiqit për sanksionet kundër Rusisë është i qartë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:44
Aleksandar Bocan-Kharchenko

Ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Kharchenko tha se ai ka besim se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do t’i përmbahet politikës së tij për të refuzuar çdo sanksion kundër Rusisë.

“Çështja e presioneve dhe përpjekjeve për ta detyruar Beogradin t’i kthejë shpinën Rusisë ekziston dhe do të ekzistojë, por bazuar në deklaratat zyrtare të Vuçiqit dhe bazuar në kontaktet me të, ka arsye të thuhet se qasja e Vuçiqit për refuzimin e masave anti-ruse është shumë e qëndrueshme dhe parimore dhe ka arsye të pritet që ajo të vazhdojë”, tha Bochan-Kharchenko për televizionin Rusi-24, raportoi TASS.

Kujtojmë, se Serbia nuk ka vendosur e as përkrahur sanksionet kundër Rusisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat