Kreu i Forumit nacional serb në Kosovë, Momçilo Trajkoviç deklaroi se vendimi kryeministres dhe mandatares Brnabiq është jo e sinqertë dhe hipokrizi, pas njoftimit se ajo do të vizitojë Kosovën me 5 shtator, që është vizita e parë që nga 2017 kur u zgjidh kryeministre, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.
Trajkoviç për “Beta” tha se qëllimi i vizitë së Brnabiç është politikën katastrofale të Beogradit ndaj Kosovës ta paraqes si fitore.
"Pushteti në Beograd mendon se pranimi i dokumenteve të Kosovës ka realizuar fitore, por populli serb në Kosovë është i vetëdijshëm se vendimet e Beogradit shpijnë në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshja rreth dokumenteve personale është edhe një gur tjetër në themelin e pavarësisë së Kosovës", vlerësoi Trajkoviç.
Serbët në jug të Ibrit dhe Kosovën qendrore nuk mbajnë mend kur i ka vizituar një zyrtar i lartë i Beogradi.
"Edhe presidenti edhe kryeministrja kanë harruar se në jug të Ibrit jetojnë edhe 70 mijë serbë, ata janë të frikësuar për të ardhmen e tij për shkak të politikës së Beogradit që në vend të zgjidhjes prodhon kriza. Pushteti në Beograd njëanshëm simulon luftë politik për Kosove, prapa kësaj “lufte” të Vuçiq e Brnabiç qëndron tradhtia e interesave serbe në Kosovë", nënvizoi Trajkoviç.
Ai shtoi se qytetarët e Serbisë duhet ta demaskojnë “politikën e tradhtisë” që Beogradi udhëheq ndaj Kosovës.
Ai ka porosi për Brnabiç që të takohet me serbët që nuk janë në Listën Serbe.
"Nëse do të dëgjojë të vërtetën rreth pozitës së serbëve, ajo duhet të bisedoj me serbët që nuk mbështesin LS, të cilët nga dita në ditë janë më shumë. Ata janë serbët që luftojnë për mbijetesë në Kosovë”, tha Trajkoviç.