Marrëveshja për targat/ Serbët e quajnë të pabazë optimizmin e Borelit, i reagojnë edhe Kurtit

Lajme

Marrëveshja për targat/ Serbët e quajnë të pabazë optimizmin e Borelit, i reagojnë edhe Kurtit

Nga: F. B. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 09:01
Josep Borel

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri Josep Borel ka deklaruar se angazhohet për zgjidhje të pranueshme nga dy palët, por analistët serb për “Kurir” thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vështirë të ndryshoj qëndrimin, andaj ka pak gjasa për marrëveshje, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Pas marrëveshjes për dokumente personale, Borel shfaqi optimizmin se mund të arrihet edhe marrëveshja për tabela, ashtu që palët të jenë të kënaqura.

Ai për Radio Evropa e Lirë (REL) tha se çështja e tabelave është më e vështirë se e dokumenteve, por pasi ka një periudhën 2 mujore që u pranua nga Kurti për të shmang ndonjë acarimi, duke përsërit se po kërkohet zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

“Në rolin tim, po përpiqemi të kuptojmë të dy palët pozicionin e serbëve dhe shqiptarëve. Çka gjendet pas pyetjes së identiteti, se jeni shtet, se jeni komb që nuk u pranua nga shumë vende të botës, e as nga brenda Evropës. U zgjidh çështja e dokumenteve personale, pasaportave dhe lirisë së lëvizjes. Tabelat është ma vështirë sepse bëhet fjalë për pronë që mund të blihet e shitet, por jam optimist, mendoj se për pak javë mund të kemi diçka që mund të ndodhë nesër. Kurti ka pranuar që procesi të zgjasë dy muaj për të shmang ndonjë acarim situate”, tha Borel.

Duke pas parasysh se Prishtina nuk pranon tabela neutrale, që ishte propozim i ndërmjetësuesit në dialog Lajçak, por insiston në ri-regjistrim nga tabelat serbe KM në RKS, që nuk është e pranueshme për Serbinë, diplomati Zoran Milojeviç konsideron se zgjidhja e vetme mbajtja e praktikës aktuale.

“Nuk di ku e bazon Borel optimizmin, duke pa se Kurti nuk ndryshon qëndrim dhe insiston në zgjidhje të njëanshme, që aktualisht e ka shty aplikimin. Prandaj, nuk pres që pala nga Prishtina të ndryshoj qëndrim, njëjtë vlen edhe për palën serbe. E vetmja e mundshme që Borel të bëjë presion ndaj Prishtinës përmes perëndimit, sepse vetëm nuk mund t zgjidh këtë. Kështu që zgjidhja e vetme mbetet mos të ndryshohet praktika që tash e 15 vjet siguron paqe”, tha Milivojeviç.

Sipas tij nëse Prishtina qëndron fuqishëm në qëndrimin e saj, mund të ketë probleme “Do të vij të eskalimi dhe tensionet me pasoja serioze sepse nuk mund të pritet që serbët të pranojnë palën e Prishtinës”.

As presidenti i Serbisë Vuçiq nuk sheh zgjidhje rreth tabelave, përkundër deklaratave optimiste të Borel.

Ai pret që Prishtina të vazhdoj fushatën e detyrimit të serbëve të ndryshojnë tabelat në automjetet e tyre, ku në Bruksel Kurti tha se beson se do të ketë suksese tek serbët.

“Ky është proces që zgjat, mbetet të presim e të shohim, pres bisedime edhe vizita pas vizitës së Erdogan, por pak ka gjasa për lëvizje nga qëndrimet, sepse Prishtina nuk dëshiron të bisedojë për zgjidhej racionale kompromisi”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat