Milazim Krasniqi për ‘islamistët’: Shkuan me hile te Albini, të kërkojnë falje te i lumi Zot

Lajme

Milazim Krasniqi për ‘islamistët’: Shkuan me hile te Albini, të kërkojnë falje te i lumi Zot

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 00:49
Milazim Krasniqi

“Islamistët” që iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje, sipas profesorit Milazim Krasniqi, shkuan me hile në partinë e Albin Kurtit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “islamistët” e kanë ditur ku kanë hyrë, kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Albin Kurti ka thënë një fjali shumë domethënëse në kuadër të zgjedhjeve më të fundit në LVV:"Natyrisht, ne jemi një parti socialdemokrate. Si të tillë nuk mund të jemi ideologjikisht gjithëpërfshirës." Ata që patën bërë hyxhym për në LVV, veçmas “islamistët”, e kanë ditur me kohë se ku kanë hyrë. Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile.

Tash atyre u mbetet të kërkojnë falje te i lumi Zot, për dëmin që i kanë bërë shoqërisë. Nëse mimikria gjatë kësaj kohe nuk ua ka zbehë edhe besimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat