Vuçiq vazhdon viktimizimin, paralajmëron për të ardhme “të errët”

Lajme

Vuçiq vazhdon viktimizimin, paralajmëron për të ardhme “të errët”

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë e ka vazhduar viktimizimin, duke thënë se Serbinë po e presin kohë më të vështira sesa në vitet e 90’a.

Vuçiq nuk e ka specifikuar se për çka bëhet fjalë, por ka paralajmërime për të ardhme “të errët”.

“Do ta shihni vetë se kush do të sillet, si dhe kush do të marrë pjesë në atë proces me sa guxim dhe guxim. E gjithë kjo, pavarësisht se çfarë vendimesh kam marrë apo kemi marrë, nuk do ta ndryshojë faktin se unë kam më shumë frikë se kurrë nga ajo që i pret Serbisë”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Tanjug.

Presidenti serb shpesh herë ka thënë se “na presin vendime të vështira për Kosovën”.

Sidoqoftë, ai njihet për viktimizimin e vazhdueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat