Vuçiq: Nuk u besoj asgjë gjermanëve për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Nuk u besoj asgjë gjermanëve për Kosovën

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:31
Aleksander Vuçiq

I pyetur nëse beson se BE-ja dhe Amerika nuk mund ta bindin Kurtin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Amerika sigurisht që po përpiqet dhe se nuk e duan konfliktin sepse nuk u përshtatet, por se nuk u beson të tjerëve kur është fjala për Kosovën, sidomos gjermanëve.

“Ne mund të llogarisim vetëm në veten tonë. Askush nuk na ka krijuar shtet përveç nesh. Gjithmonë kemi pasur nga ata që kanë menduar se mund të na ndihmojnë në varësi të interesave të tyre. Serbët luftuan për vendin e tyre, për lirinë e tyre. Ne po përpiqemi, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, por nuk mund të kemi marrëdhënie të mira me ata që thonë luftoni, do të humbni, por është e rëndësishme që e keni lënë zemrën në fushë”, tha Vuçiq, shkruan Kosovo-online.

“Paqja varet nga presioni i fuqive perëndimore ndaj Prishtinës. Unë nuk besoj në racionalitetin e Kurtit. Shtyrja nuk do të thotë asgjë, duhet të përballeni. Ata nuk na dhanë një shans. Ne jemi gati për bisedime, por ata thjesht thanë “mos na jepni një shans”, shtoi Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat