Mediumi serb: Pas takimit me Lajçak nesër Vuçiq vendos a do të shkojë në Tiranë

Lajme

Mediumi serb: Pas takimit me Lajçak nesër Vuçiq vendos a do të shkojë në Tiranë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:44
Aleksandar Vuçiq dhe Lajçak

Mediumi serb “Novosti” raporton se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  

Sipas “Novostit” Lajçak e Vuçiq do të flasin për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Novosti shkruan se nga takimi me Lajçak pritet që Vuçiq tq vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.

Vlen të përmendet se, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një “ultimatum”, paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili la të kuptohej se mund të mos vijë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat