Frika nga sanksionet, si u shpall “non grata” Vuçiç në 1999 për shkak se ishte ministër i Millosheviçit

Lajme

Frika nga sanksionet, si u shpall “non grata” Vuçiç në 1999 për shkak se ishte ministër i Millosheviçit

Më: 30 janar 2023 Në ora: 15:41
Liderët politik serbë

Është i ditur fakti që presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit ishte ministër i Informimit, gjë që e përndjek edhe sot dhe është një nga pikat ku Vuçiç sulmohet më shumë në marrëdhëniet me Kosovën.

Së fundmi është bërë publik një detaj në lidhje me periudhën e luftën serbe në Kosovë që prek Vuçiçin.

Mediat boshnjake kanë publikuar sot një dokument ku bëhet me dije se në periudhën e luftës, Vuçiç si ministër në qeverinë serbe, ishte një nga personat e sanksionuar nga Bashkimi Europian.

Atij i ndalohej hyrja në zonën e Unionin.

“Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në shtator 1999, ishte nën sanksionet e BE-së. Si pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. Në atë periudhë, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i Informimit në Qeverinë e Serbisë”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat