Tadiq: Pranimi i planit franko-gjerman mund të sjellë luftë pas 10 vitesh

Lajme

Tadiq: Pranimi i planit franko-gjerman mund të sjellë luftë pas 10 vitesh

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:12
Boris Tadiq

Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, beson ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.

Plani evropian siç ka rrjedhur në media, Tadiq tha se nënkupton “pranim të prekshëm” të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në rast se kjo ndodh, Tadiq tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.

“Le të supozojmë se Aleksandar Vuçiq e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiq për N1.

Boris Tadiq tha se ekziston “edhe një rrezik tjetër” për Serbinë në rast të pranimit të planit franko-gjerman.

Brenda dhjetë vitesh, tha ai, “do të vijë një gjeneratë më hakmarrëse” dhe “do të votojnë për politikanët më të këqinj dhe luftëra të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat