Arsenijeviq i reagon Policisë së Kosovës për të rinjtë serbë

Lajme

Arsenijeviq i reagon Policisë së Kosovës për të rinjtë serbë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 07:38
Aleksandar Arsenijeviq

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka reaguar me shqetësim ndaj komunikatës së Policisë së Kosovës, në të cilën është hedhur poshtë pretendimi i serbëve se dy të rinj serbë janë rrahur nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Arsenijeviq ka ftuar mjekët e KFOR-it apo të EULEX-it që të vijnë dhe të kontrollojnë të miturit për të verifikuar pretendimet.

Ai ka theksuar se ka vizituar spitalin për të verifikuar gjendjen e të rinjve dhe pretendon se ka parë shenjat e një çizme ushtarake të vizatuara në trupin e tyre.

“Ftojmë mjekët e KFOR-it apo të EULEX-it të vijnë dhe të ekzaminojnë të miturit. Shkova për t’i vizituar në spital dhe në trupin e djalit shihet qartë skica e çizmes së një ushtari. Ky është një turp, ajo që po ndodh prej muajsh para syve të komunitetit ndërkombëtar. Çfarë mund të presim nëse fati ynë vërtet i beton Kosovës kështu dhe prezenca e forcave ndërkombëtare zvogëlohet?” – thuhet ne reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat