Vdes Qerkin Krasniqi, kryetar i OVL UÇK - dega në Sharr

Lajme

Vdes Qerkin Krasniqi, kryetar i OVL UÇK - dega në Sharr

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
Qerkin Krasniqi

Kryetar i OVL UÇK-së, dega në Sharr, Qerkin Krasniqi ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Me pikëllim morëm lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shumë vite kryetar i OVL UÇK’së dega në Sharr, Qerkin Krasniqi. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat