Sandulloviq: Represionet e Vuçiqit në Serbi në stilin e Millosheviqit në Kosovë

Lajme

Sandulloviq: Represionet e Vuçiqit në Serbi në stilin e Millosheviqit në Kosovë

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 14:02
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka krahasuar veprimet represive të presidentit Alleksandar Vuçiq ndaj qytetarëve në Serbi me ato të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.

Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, Sandulloviq tha se protestat antiqeveritare në Serbi kanë marrë përmasa të mëdha, e se pritet përshkallëzim i tyre.

“Sipas informacioneve që i marrim nga terreni, sepse republikanët janë prezent gjithandej Serbisë, ndonëse nuk marrim pjesë në organizimin e protestës, por jemi aty për t’i vëzhguar, dhe komunikimet tona me bashkësinë ndërkombëtare dhe me miqtë tanë, me inteligjencën amerikane,  pra ato informacione që kemi, represionet janë në stilin e Sllobodan Millosheviqit që kanë ndodhur në Kosovë në kohën e vet.

‘Dhe kemi raste kur disa studentë të caktuar kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha Sandulloviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat