Nis seanca në Apel ndaj Endrit Nikës, i dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës

Lajme

Nis seanca në Apel ndaj Endrit Nikës, i dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës

Më: 22 qershor 2026 Në ora: 12:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca ndaj Endrit Nikës, i cili në shkurt të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij, argjentinases Maria Clara Urdangaray.

Vepra penale dyshohet të jetë kryer në gusht të vitit 2023, në një hotel në Fushë Kosovë.

Rasti tashmë është në shqyrtim në shkallën e dytë të gjyqësorit, ku pritet vendimi i Apelit.

Media po e përcjellë seancën dhe do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat