Reagon Petkoviq: Pretendon se Kosova “po e mohon ekzistencën e popullit serb”

Lajme

Reagon Petkoviq: Pretendon se Kosova “po e mohon ekzistencën e popullit serb”

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 15:18
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi më 9 shtator autoritetet e Kosovës se po e “mohojnë ekzistencën e popullit serb”.

Ai reagoi pas përplasjeve në Kuvendin e Kosovës rreth përdorimit të termit “populli serb”, duke i cilësuar zhvillimet si “segregacion” dhe “aparteid” ndaj serbëve.

Petkoviq pretendoi se serbët në Kosovë përballen me arrestime, presione ndaj gjuhës dhe simboleve serbe dhe forma të tjera diskriminimi, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë. / REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat