Nëse ISIS e realizon këtë plan, Evropën e presin miliona refugjatë të ri

Lajme

Nëse ISIS e realizon këtë plan, Evropën e presin miliona refugjatë të ri

Më: 6 shtator 2015 Në ora: 23:55

Forcat e grupit terrorist ISIS në Siri kërcënojnë se do ta pushojnë një rrugë me rëndësi të veçantë, që mund të shkaktoj panik dhe eksod të disa miliona refugjatë nga rajonet që janë nën kontrollin e grupit, përvec katër milionëve që tashmë janë larguar nga vatrat e tyre.
Terroristët islamikë tashmë gjendet vetëm 35 kilometra larg nga autostrada M5, të vetmen rrugë kryesore që i ndërlidh territoret nën kontrollin e qeverisë në Damask nga pjesa veriore në atë perëndimore të vendit.

Fillimi i krizës së re për qeverinë e presidentit Bashar al Asad ka ndikuar marrja e rajoneve strategjike, kryesisht të banuara nga të krishterët, përfshirë këtu edhe qytetin Al Kariatein, në verilindje të Damaskut. Kjo ka ndodhur më 6 gusht.
Që nga atëherë, njësitë e ISIS-it kanë përparuar dukshëm në drejtim të perëndimit dhe i kanë pushtuar dy fshatra afër autostradës M5.
Ushtria siriane deri me tash nuk ka arritur ta kthejë kontrollin në Al Kariatein, ku ISIS ka shkatërruar manastirin e Shën Elianit, pjesë të të cilit të vjetra edhe deri në 1500 vjet, transmeton Indeksonline.
Katër milionë sirianë të cilët tashmë janë larguar nga atdheu, kryesisht i kanë lëshuar rajonet që janë nën kontrollin e opozitës apo rreth atyre që zhvillohen luftime dhe të cilat në mënyrë konstante bombardohet nga aviacioni dhe artileria e Asadit. Megjithatë, shumica nga 17 milionë banorët e Sirisë jetojnë në rajonet që kontrollohen nga qeveria, të cilat tash kërcënohen nga ISIS-i.
Këta njerëz janë në frikë të madhe nga mundësia që ISIS-i, i njohur për vrasje masive, prerje rituale e gjymtyrëve dhe dhunime të atyre që nuk sjellin sipas variantit të tyre ekstrem të islamit sunit, të marr qytetit, vendet dhe fshatrat e tyre.
Gjysma e popullsisë siriane tashmë është zhvendosur brenda vendit ose jashtë tij, kështu që është vështirë të vlerësohet numri i saktë i tyre, por më të kërcënuarit janë Alavitët (nën-sekt i shiitëve që i takon edhe vet presidenti Asad. Ata vlerësohet se janë 2.6 milionë. Ky sekt qeverisë me Sirinë që nga viti 1960. Pastaj të kërcënuar ndjehet edhe rreth dy milionë krishterë, 2.2 milionë kurd sirianë, 650 mijë druzë, krahas një milion arabëve sunitë që i kanë bashkuar forcat me qeverinë dhe ushtrinë siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat