Stresi flet si rrallëherë për miqësinë që ka patur dikur me Noizyn!

Mediale Vip

Stresi flet si rrallëherë për miqësinë që ka patur dikur me Noizyn!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:45
Stresi, Noizy

Noizy dhe Stresi njihen botërisht për historinë e tyre, në bazë të së cilës qëndron një miqësi e prishur.

Dy çunat kanë qenë shokë vite më parë, por për arsye që nuk i dimë as sot e kësaj dite i prishën marrëdhëniet mes tyre.

Kjo u pasua me konflikte të vazhdueshme dhe të ashtuquajturat diss-e, duke përbërë ndoshta dyshen më të fortë dhe të komentuar në hip-hopin shqiptar.

Mbrëmjen e sotme Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tyre të prishur tashmë.

I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.

Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.

"I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe…."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat