Evi Reçi kujton e përmalluar 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit

Mediale Vip

Evi Reçi kujton e përmalluar 7 personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:23
Evi Reçi

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi humbi shtatë persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi në total 51 viktima.

E pikëlluar nga dhimbja, ajo foli publikisht si në rrjete sociale, edhe në emisionin e saj, duke u shprehur se ishte e detyruar të pranonte të paparanueshmen.

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj.

Image
InstaStory

Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVI RECI (@evireci)

Kujtojmë se familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat